Marek Hamshik ka zbuluar se ai është i vendosur të nënshkruajë një marrëveshje të re me Napolin.
Mesfushori 24 vjeçar sllovak, ka qenë i lidhur me shumë skuadra evropiane si Çelsi, Mançester Siti, Inter dhe Milan të cilët e kanë kërkuar me ngulm gjatë merkatos.
“Gazzetta dello Sport” raporton se lojtari refuzoi çdo ofertë vetëm e vetëm që të qëndrojë tek Napoli.
“Hamshik-Napoli, çdo gjë është rënë dakord, mungon vetëm nënshkrimi”, ishin fjalët e vetë lojtarit të raportuara nga gazeta italiane.
Futbollisti ka shkëlqyer këtë sezon, duke rënë në sy sidomos me paraqitjet e tij në Ligën e Kampioneve. (LajmeShqip.com)
Monday, 09 January 2012 17:22