Kualifikimet e Ligës së Kampionëve janë afër përfundimit dhe Skënderbeu është shumë afër që të futet në histori, dhe për këtë më meritori është sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë, Hamdi Salihu.
Skënderbeu me dy golat e Salihut ka një epërsi prej 2-0 nga takimi i parë kualifikues për Ligën e Kampionëve dhe atë epërsi në terren mysafir ndaj skuadrës Milsami.
Nëse, Skënderbeu kualifikohet edhe në këtë rund, atëherë ata do të sigurojnë grupet e Ligës së Evropës, gjë që është shumë e mundshme.
Gjithsesi, ëndrra nuk përfundon këtu, ekipi shqiptar është në kërkim të Ligës së Kampionëve dhe në rast kualifikimi kundër Milsamit, atëherë kampionët shqiptarë pritet të luajnë me një skuadër të fortë evropiane.
Tuesday, 04 August 2015 10:35