Gutierrez beson se ekipi i tij meriton vendin në Ligën e Kampionëve

Ylli i Newcastle United, Jonas Gutierrez, beson se skuadra e tij meriton vendin në Ligën e Kampionëve.
“Magpies” aktualisht qëndrojnë në pozitën e katërt në Premier League, pas një barazimi 2-2, kundër Tottenham, të dielën dhe janë të pamposhtur më këtë sezon.
Gutierrez beson se skuadra mund të vazhdojë të kandidojë edhe më tutje dhe tani ata përgatiten për të ndeshjen kundër Wigan Athletic, të shtunën, në St. James Park.
Ai i për The Sun, tha: “Askush nuk na ka mposhtur ende në këtë sezonë, kështu që ne e meritojmë atë dhe fundjavën e ardhshme kemi një mundësi të madhe për të marrë tri pikë.”
“Ne jemi duke u përpjekur për të luajtur futboll të mirë dhe për ta mbajtur topin. Do të jetë vështirë për të qëndruar në pozitën e katërt, dhe ne e dimë se ka shumë ekipe të mira, por ne meritojmë të jemi këtu ku jemi.” (LajmeShqip.com)
Tuesday, 18 October 2011 16:29