Mesfushori veteran Guti, është një lojtar i lirë pas largimit nga Beshiktas në vitin 2011, dhe është në prag të nënshkrimit të një kontrate në Gjermani me skuadrën e Shalke.
Spanjolli duket të jetë në rrugën e tij drejt këtij ekipi, pasi thuhet se ka arritur një marrëveshje me skuadrën nga Gelsenkirshen dhe sipas “AS”, kontrata është deri në fund të sezonit.
Skuadra nga Bundesliga është e etur për të shtuar cilësinë në mesfushë dhe trajneri Hub Stivens e sheh 35 vjeçarin Guti, si të përsosur për skemat e tij. Ish-mesfushori i Real Madrid ka qenë një lojtar i lirë që kur ai u largua nga Beshiktas në nëntor të vitit 2011, dhe pritej fillimisht që ai të vazhdonte karrierën e tij jashtë Evropës.
Megjithatë, perspektiva për tu bashkuar me ish-shokun e tij Raul thuhet se e ka bindur atë të kalojë te Shalke.
Guti tashmë ka rënë dakord me të gjitha detajet personale dhe ka arritur një marrëveshje gjashtë mujore, ndaj do të udhëtojë për në Gelsenkirshen këtë javë për të vënë firmën në letër. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 24 January 2012 10:32