Eidur Gudjohnsen, ish-futbollist i Barcelonës, që luan tek Fulham, foli për të përditshëm “The Independent.”
Gudy tha se njeriu kryesor për fitimin tre herë rresht të La Ligës është trajneri Guardiola.
“Kur e mori skuadrën, Guardiola na pati thënë në fillim se ne kemi objektiv të shkojmë në finalen e Romës në vitin 2009, dhe gjithmonë na e përsëriste, duke na e shtuar kurajon për të arritur deri aty, normalisht, duke punuar”, tha islandezi.
Gudjohnsen në fund foli edhe për formacionin aktual të Barcelonës. “Unë mendoj se të gjithë janë shumë të mirë, por Busquets mendoj se më mirë luan në pozitën e tij si mesfushor, se si mbrojtës kur po luan ndonjëherë”.
Gjithashtu janë vendosur datat e dy ndeshjeve të Super Kupës së Spanjës, që luhet në mes të Kampionit të Ligës dhe Fituesit të Kupës.
Në Super Kupën e Spanjës do të përballen Barcelona me Real Madridin. Loja e parë do të zhvillohet në Madrid, më 14 gusht, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet, më 17 gusht, në Camp Nou.
Sezoni 2011/2012 i Ligës së Spanjës do të fillojë me 21 Gusht dhe do të mbaroj më 13 Maj. Katër lojë do të luhen të mërkurën, ndërsa finalja e Kupës së Mbretit do të zhvillohet me 25 maj, e premte.
Edhe sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, ka shprehur dëshirën e tij për t’u bashkuar me kampionin e La Ligas Barcelonën, duke pohuar se çdo lojtar ka ëndërr për të veshur fanelën e gjigantëve katalunas.
“Barcelona është klubi më i mirë në botë. Çdo lojtar në botë ëndërron të luajë për ekipin më të mirë dhe kështu që edhe unë ëndërroj”, u citua Rossi të thoshte për Catalunya Radio.
“Ne të gjithë e dimë se Barcelona gjithmonë fiton shumë tituj dhe kjo është ajo që mbi të gjitha për çdo lojtar është më e rëndësishmja. Unë shpresoj që një ditë edhe unë do të luaj një finale, siç është kjo e së shtunës kundër Manchester United. Unë jam duke punuar shumë për të arritur pikërisht atë”, tha ai.
Wednesday, 25 May 2011 15:15