Trajneri katalan ka nënvizuar rëndësinë e ish-yllit të Valencias, dhe gjithashtu vlerësoi paraqitjen e tij në Copa del Rey, të mërkurën kundër Hospitalet. 
Spanjolli ka qenë duke luftuar për të gjetur formën e tij më të mirë në fushatën 2011-12, duke shënuar tre gola në 11 paraqitjet e tij në La Liga deri më tani.
Megjithatë, Guardiola ishte i impresionuar me paraqitjen e Villas të mërkurën dhe këmbënguli se ai ende ka besim absolut në 29-vjeçarin.
“Villa na jep shumë. Për mua, David është i domosdoshëm. Më pëlqen se si ai ka luajti të mërkurën,” tha Guardiola në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
Guardiola pas ndeshjes ka lavdëruar edhe skuadrën kundërshtare nga Segunda B.
“Unë dua ti përgëzoj L’Hospitalet për skuadrën dhe nivelin e aftësisë që ata treguan sonte. Ata kanë luajtur një lojë të mirë, ata u hapën dhe ishin të gatshëm për të luajtur.”
“Ata kanë shumë zemër, dhe portieri i tyre ishte thjesht fantastik. Ne kemi luftuar në përpjekjet tona për të thyer sistemin e tyre mbrojtëse.”
Pjesën e dytë e Copa del Rey ndërmjet këtyre dy skuadrave zhvillohet më 21 dhjetor në Camp Nou. (LajmeShqip.com)
Thursday, 10 November 2011 11:40