Golat nga Andres Iniesta dhe David Villa ishin të vlefshme për blaugranat që t’i marrin tre pikët në Camp Nou dhe të mbeten në pozitën e dytë në grup me shtatë pikë, aq sa ka edhe lideri AC Milan.
Guardiola ishte i kënaqur me punën e lojtarëve të tij kundër skuadrës çeke dhe hodhi poshtë sugjerimet se ata luftuan.
“Ne i kemi vënë në një ekspozitë ata,” tha i entuziazmuar 40-vjeçari, pas ndeshjes, për Uefa.com.
“Sonte është mirë se ne e kemi arritur pa Lionel Messin rezultatin. Ne e dimë se gjëja më e vështirë kundër një ekipi mbrojtës është për të shënuar, por kjo është e gjitha pjesë e procesit, kemi pasur shumë mundësi dhe ndonjëherë kemi qenë të sigurt, ndërsa në raste të tjera ne nuk ishim.”
“Në përgjithësi mendoj se kemi luajtur mirë,” vazhdoi Guardiola. “Fakti që ne nuk pranuam gol, thotë se i gjithë ekipi ishte i përfshirë. I përgëzoj lojtarët e mi për lojën me seriozitet të merituar.”
“Mua nuk më pëlqen ndjenja që ekziston se pse ne nuk kemi fituar me një rezultat të madh dhe se ne nuk kemi pasur një lojë të mirë.”
“Lojtarët e mi luajtën një lojë të madhe. Për fat të mirë, David Villa shënoi në minutën e 82’.” (LajmeShqip.com)
Thursday, 20 October 2011 12:14