Pep Guardiola ka paralajmëruar Manchester Unitedin se përforcimi i ri i tyre, Bastian Schweinsteiger..
Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola i ka bërë me dije menaxherit të Manchester Unitedit, Lousi Van Gaal se përforcimi i ri i tyre, Bastian Schweinsteiger në tre vitet e fundit ka pasur problem me lëndimet.
“Kur ai nuk ka probleme lëndimet, unë jam plotësisht i bindur se ai do të luaj shumë mirë në Manchester United. Ai është një top, top lojtar”, ka deklaruar Guardiola.
“Por, për fat të keq, gjatë tre viteve të fundit ai kurrë nuk ishte në gjendje të mirë”, ka theksuar ish trajneri i Barcelonës.
Tuesday, 04 August 2015 14:02