Pep Guardiola dhe krahu i djathtë i tij, Tito Vilanova, besohet se janë takuar të enjten me zyrtarët e Barcelonës dhe kanë hedhur një hap të madh drejt nënshkrimit të një kontrate të re.
Sipas “El Periodico de Catalunya”, trajneri dhe zëvendësi i tij, u takuan me presidentin Sandro Rosell dhe drejtuesit Andoni Zubizarreta dhe Josep Maria Bartomeu të enjten për të diskutuar një marrëveshje të re. Me sa është kuptuar, e vetmja gjë që është ende në diskutim është mënyra e marrëveshjes dhe kohëzgjatja e kontratës se Guardiolës.
Barcelona thuhet se dëshiron që trajneri të nënshkruajë një marrëveshje dy-vjeçare për të parandaluar një sezon të ngjashëm si ky aktual, ndërsa 41-vjeçari dëshiron të nënshkruajë vetëm për një vit me klubin, vetëm deri në fund të sezonit 2012-2013.
Gjatë javëve të fundit, disa prej lojtarëve të Barcelonës i kanë bërë thirrje Guardiolës të zgjasë qëndrimin e tij në “Kamp Nou”.
Trajneri spanjoll ka marrë 13 tituj që kur zëvendësoi Frenk Rajkard në vitin 2008. (LajmeShqip.com)
Friday, 02 March 2012 13:59