Pas dy El Classico-ve, Pep Guardiola tha se një nga ndeshjet më të rrezikshme në kampionat, është ajo kundër Osasunës. Ai thekson se çdo fitore, është një hap i madh drejt fitimit të kampionatit.
Unë dhe ekipi im nesër kemi një ndeshje për kampionat. Jemi në dijeni se Liga e kampionëve është shumë e ëmbël, por më përpara është Osasuna. La Liga është një garë e rëndësishme për ne. Lojtarët e mi duhet të reagojnë,nga zhgënjimi në ndeshjen e fundit. Ne kemi arritur të mbajmë vendin e parë në La Ligë, për shumë muaj. Jemi 8 pikë më shumë se Madridi, dhe e meritojmë këtë vend. Shpresojmë që nesër të kemi përkrahjen e tifozëve, sepse tani kemi më shumë nevojë për ata.
Guardiola gjithashtu foli edhe për ndeshjet në Ligën e kampionëve me Real Madrid që do të luhet më 27 Prill dhe 3 Maj.
Në lidhje me Ligën e kampionëve, mund të them se ne duhet të shkojmë në Madrid, vetëm për një qëllim. Duam që të sulmojmë dhe të shënojmë në stadiumin e tyre. Në Mestalla kemi luajtur një finale të mirë. Kemi dhuruar spektakël. Merita e Real Madrid, ishin gabimet që bëmë ne.
Dhe në fund foli edhe për lëndimin e kapitenit të klubit Puyol dhe për David Villa i cili është nëpër faqet kryesore të gazetave për shkak të krizës së tij golashënuesë.
Carles Puyol është duke u stërvitur në mënyrë të veçantë. Të shohim se si shkon në të ardhmen. Për sa i përket mungesës së golave tek David Villa, mund të them se ai është një lojtar thelbësor i Barcelonës dhe i nevojshëm.
Saturday, 23 April 2011 07:20