Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka ftuar të gjithë stafin dhe lojtarët për ndeshjen e nesërme kundër Levantes.
Barcelona nesër mund të festojë titullin e parë për këtë sezon, pasi i nevojitet vetëm një pikë që të dalë kampione e La Ligas.
Pra Guardiola iu ka kërkuar të gjithë shokëve që punojnë me të çdo ditë, që nesër të udhëtojnë të gjithë bashkë.
Guardiola ka mbaruar trajnimin e sotëm. Stërvitja është bërë në Ciudad Deportiva Joan Gamper dhe portat kanë qenë të mbylluara.
Të gjithë lojtarët kanë qenë të pranishëm në stërvitje, me përjashtim të Gabi Militos.
Puyol dhe Adriano janë stërvitur jashtë grupit, duke bërë ushtrime të veçanta. Ndërsa Bojan dhe Maxwell, të cilët morën disa ndihma mjekësore të hënën, sot janë stërvitur krejtësisht normal, si të tjerët.
Me ekipin e parë janë stërvitur edhe 2 lojtarë të Barcelonës B, Bartra dhe Thiago, të cilët janë të ftuar kundër Levantes.
Tuesday, 10 May 2011 15:52