Pep Guardiola është i sigurt se Spanja mund të fitojë Euro 2012 edhe nëse nuk hedh në fushën e lojës një sulmues të mirëfilltë në ndeshjen kundër Italisë. Ish-trajneri i Barcelonës, ka treguar se ka besim të plotë te zgjedhjet që do të bëjë trajneri Del Boske dhe se pret të shohë bashkëkombësit e tij tek rishkruajnë historinë e futbollit.
“Mendoj se Spanja do të fitojë dhe do të rishkruajë historinë. Të arrihen tre finale në katër vite është një sukses që nuk do të përsëritet nga askush”, tha ai nga Indonezia ku gjendet me pushime.
Debati më i ndezur për momentin është nëse Spanja duhet të luajë me sulmues të deklaruar apo të vazhdojë të luajë me skemën si Barcelona, ku Mesi luan në këtë pozicion. Por Guardiola mendon se skuadra e Del Boskes nuk e ka të detyrueshëm aktivizimin e një “numri 9”, pasi ka cilësi ta zgjidhë ndeshjen edhe pa të në fushë.
“Për Spanjën do të jetë njëlloj, si të luajë me një sulmues të mirëfilltë, ashtu edhe pa të në fushë. Skuadra është në duar të mira me Del Bosken, i cili është trajneri më i mirë i mundshëm për kombëtaren e Spanjës. Lojtarë të tjerë mund të gjejnë rrugën e rrjetës në këtë sfidë duke shënuar gola me depërtimet nga thellësia”, ka shpjeguar tekniku katalanas që e ka praktikuar më shpesh këtë mënyrë loje në kohën kur drejtonte Barcelonën.
Kuptohet që të gjitha improvizimet në radhët e Spanjës kanë ardhur për shkak të mungesës së David Vija, i cili është i dëmtuar dhe e ka ndjekur turneun si spektator.
“Mungesa e David është shumë e rëndësishme për Spanjën. Me të në fushë, ajo do të ishte një skuadër më e kompletuar”, tregoi Guardiola. (LajmeShqip.com)
Grupi C
Spanjë-Itali 1-1
63’ Fabregas / 61’ Di Natale
Itali-Kroaci 1-1
39’ Pirlo / 72’ Manxhukiç
Spanjë-Irlandë 4-0
4’, 70’ Torres, 49’ Silva, 83’ Fabregas
Kroaci-Spanjë 0-1
88’ Navas
Itali-Irlandë 2-0
35’ Kasano, 90’ Baloteli
Çerekfinalet
Spanjë-Francë 2-0
19’, 90’+1’ (p) Ksabi Alonso
Angli-Itali 0-0 (2-4 p.)
Gjysmëfinalet
Portugali-Spanjë 0-0 (2-4 p.)
Gjermani-Itali 1-2
90’+2’ (p) Ozil / 20’, 36’ Baloteli
Finalja
01.07.2012
Spanjë-Itali 20:45
Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)
Kiev
Sunday, 01 July 2012 13:20