Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, insiston se Sergio Busquets është i pafajshëm, përkundër akuzave nga Real Madrid, ku mesfushori spanjoll ka ofenduar lojtarin e tyre, Marcelo.
“Nuk dua t’ju them se çfarë më tha mua, por e njoh për një kohë të gjatë dhe i besoj atij”, deklaroi bosi i klubit “blaugrana” në konferencën për shtyp.
Trajneri, po ashtu, deklaroi se ai nuk do të hezitojë ta zgjedhë Busquetsin për të luajtur në finalen e Champions League kundër Manchester United, më 28 maj.
“Nëse i besoj atij, gjë që e bëj, ai do të luajë në finale.”
Monday, 16 May 2011 09:05