Guardiola i përgjigjet me ironi parashikimit të presidentit Sandro Rosell, pasi që ky i fundit kishte deklaruar se Barça do ta mposhtë Realin me rezultat 5-0 në Copa del Rey.
Reagimi i trajnerit vjen më pak se 24 orë pasi Rosell pohoi se gjigantët e Barçës do t’i turpërojnë Los Blancos, në të njëjtën mënyrë që ata vepruan ne El Classicon e pare në ketë sezon.
Strategu, megjithatë, beson se presidenti mund të shmanget duke bërë një deklaratë të tillë, dhe insiston se nuk ka shanse për t’i dërmuar gjigantët e kryeqytetit përsëri.
Guardiola shprehet: “Unë do të kisha thënë 60-0, por ai (Rosell) mund të shmanget duke e bërë një deklaratë të tillë”.
Presidenti ka shumë përvojë dhe në të gjitha së bashku jemi pajtuar që të mos bëjmë një shfaqje kur ne të fitojmë dhe t’i përgëzojmë kundërshtarët tanë kur ne humbim. Lojtarët janë shembullorë në shumë mënyra brenda dhe jashtë stadiumit, dhe kjo është Barça.
Magjistarët të shtunën udhëtojnë në Vilarreal, me shpresën se do t’i marrin tre pikë të plota.
Friday, 01 April 2011 14:36