Grupi investitor DIS, i cili ka zotëruar 40% të kartonit të Neimar, është bërë gati të denoncojë Barcelonën në FIFA. Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, pranoi gjatë prezantimit të futbollistit brazilian, se kishin parapaguar 10 milion euro për Neimar te klubi i Santos, ndonëse FIFA e ndalon një gjë të tillë kur lojtari ka një kontratë ekzistuese.
Grupi DIS e ka cilësuar këtë një mashtrim që është bërë në dëm të tij, pasi ka dëgjuar se vlera në total e operacionit ka shkuar në 57 milion euro. Drejtori i këtij grupi, Roberto Moreno, bëri të ditur se në total nga shitja e Neimar kanë përfituar vetëm 9.4 milion euro, ndërsa teorikisht duhej të përfitonin të paktën 20.6 milion euro.
Duket shumë e çuditshme për më tepër që Bartomeu pranoi se nuk mund të shpjegonte ndarjen e përqindjeve të shumës së paguar për blerjen e lojtarit, pasi e kishin detyruar të firmoste një akord konfidencialiteti si klauzolë për transferimin e lojtarit. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 05 June 2013 13:40