Jolante Kabo është ajo që bën ligjin në familjen Shnajder dhe kjo duket qartësisht nga deklaratat e saj, të cilat gjithmonë i paraprijnë atyre të mesfushorit holandez. Këtë radhë, ajo ka folur nëpërmjet Twitter për t’i dhënë fund spekulimeve për një transferim të mundshëm të mesfushorit te Çelsi.
“Jemi mirë në Turqi dhe nuk e shohim të arsyeshme të fillojmë një aventurë të re”, ishin fjalët e saj në rrjetin social, duke mbyllur përkohësisht të gjitha zërat.
Ky reagim erdhi pasi në javën e kaluar, mediat turke folën për një interesim të Zhoze Murinjos drejt holandezit,. Të dy njihen mirë nga eksperienca e përbashkët me Interin ku mesfuhsori ishte pjesë thelbësore e sukseseve në sezonin e famshëm të vitit 2010 ku Interi fitoi gjithçka.
Lojtari duket se çdo vendim të karrierës e merr pasi konsultohet me bashkëshorten e tij, siç ndodhi para se të shkonte te Gallatasaraji, kur vetëm pasi ajo vendosi veton, u pranua transferimi në Stamboll. (LajmeShqip.com)
Monday, 10 June 2013 09:24