Granit Xhaka ka thënë se skuadra e tij nuk ia ka frikën Manchester Cityt edhe përkundër se i sheh ata favorit në këtë përballje
Të mërkurën duke filluar nga ora 20:45, Borussia Monchengladbach i Granit Xhakës, pret Manchester Cityn në kuadër të ndeshjes së dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Mesfushori shqiptar i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka, edhe përkundër se ka favorizuar Manchester Cityn për këtë përballje, ka thënë se skuadra e tij nuk ia ka frikë.
“Të pajtohemi me realitetin, janë shpenzuar shumë para në atë skuadër e cila është përplot me super yje, dhe për mua ata janë favorit për të fituar Ligën e Kampionëve”, deklaroi Xhaka për “Kicker”.
“Ata po ashtu kanë bërë një nismë të gabuar dhe do t’i kërkojnë pikët e plota. Ne kemi punë me një skuadër të jashtëzakonshme, por nuk duhet të kemi frikë nga City. Ne duhet të jemi të bashkuar, të sulmojmë, dhe t’i krijojmë presion kundërshtarit. Ndoshta ata do ta nënçmojnë dhe besoj se mund të na mposhtin në 80 ose 90 për qind. Të jem i sinqertë, nuk e di nëse Manchester City i njeh futbollistët e Borussia Monchengladbach”, ka shtuar më tej Xhaka.
Wednesday, 30 September 2015 12:03