Lojtarët e kombëtares spanjolle të futbollit nuk është se do të kenë një kujtim shumë të mirë nga Recife në Brazil, sidomos përsa i përket qëndrimit në “Hotel Tulip”. Ndonëse në këtë qytet ata zhvilluan një ndeshje të madhe kundër Uruguait, pjesa tjetër ishte për t’u harruar pasi u desh të duronin praninë e insekteve në dhomat e tyre, mungesës së valëve telefonike për të komunikuar me familjarët dhe sidomos u larguan paksa më të “lehtësuar” nga paratë që kishin me vete.
Gjashtë futbollistëve të kombëtares së Spanjës u janë vjedhur paratë që mbanin në dhomat e tyre, disa prej të cilëve kishin shuma të përafërta me 1 mijë euro. Për mungesën e parave u mësua vetëm të hënën, kur ekipi u bë gati të nisej drejt aeroportit të Recifes, për të udhëtuar drejt Rio De Zhaneiro.
Zherard Pike ishte i pari që kuptoi se i mungonte një portofol ku mbante disa bileta udhëtimi. Më pas ishin futbollistët e tjerë që kuptuan se u mungonin disa gjëra. Kjo ishte arsyeja pse udhëtimi u shty për një orë, në mënyrë që të bëhej edhe denoncimi në polici. (LajmeShqip.com)
Thursday, 20 June 2013 15:20