Ylli belg i cili aktivizohet tek skuadra Franceze Lille, Eden Hazard ka fituar çmimin prestigjioz i cili u epet lojtarëve nën moshën 21 vjeçare, “Golden Boy 2011”, çmim ky që sezonin e kaluar i takoj lojtarit të Manchester City, Mario Balotelli. 
Eden Hazrd prin në rënditje me 22.55 % i ndjekur nga super-talenti i Barcelonës, Thiago Alcantara me 19.90 %.
I treti në renditje është i riu i Borussia Dortmund, Mario Gotze me 15.22 %, i pasuar nga Stephan El Shaarawy i Milanit me 10.01%.
Alexandre Merkel zë pozitën e pestë me 5.89%, ndërsa ylli kosovar i cili aktivizohet për skuadrën zvicerane të Baselit dhe kombëtaren e Zvicrës gjendet në pozitën e gjashtë me 4.58%.
Në vijim rezultatet e votimit:
Eden Hazard – 22,55 %
Thiago Alcantara – 17,90 %
Mario Gotze – 15,22 %
Stephan El Shaarawy – 10,01 %
Alexander Merkel – 5,89 %
Xherdan Shaqiri – 4,58 %
Jack Wilshere – 4 %
Fabio Borini – 3,38 %
Christian Eriksen – 2,96 %
Romero Lukaku – 2,83 %
(LajmeShqip.com)
Saturday, 05 November 2011 11:39