Kenny Dalglish, beson se goli i shënuar nga Joe Cole kundër Birminghamit në fundjavën e kaluar, mund të ndihmojë në nxitjen e karrierës së tij në Anfield.
Cole, ka luftuar për të vendosur veten në njëmbëdhjetëshin startues që nga kalimi i tij në Liverpool nga Chelsea në verë, por menaxheri këmbëngulë se goli i pestë i “The Reds” kundër Brimingham mund të ketë një ndikim të madh mbi të ardhmen e 29-vjeçarit.
“Goli i Joe nuk ishte një kontribut i vogël,” tha Dalglish.
“Ky mund të jetë goli i fillimit për të, sepse ai nuk ka pasur dhe aq mundësi që të luajë, pasi ai ishte i lënduar dhe i pezulluar”.
“Ai kalonte nëpër një kohë të vështirë, por kjo është një ndihmë e madhe për mënyrën se si ai ka qenë gjatë trajnimit dhe se si ai kishte punuar çdo ditë.”
“Joe, ashtu si Maxi dhe të tjerët jashtë ekipit, janë duke i dhënë vetes mundësinë më të mirë, sepse gjatë trajnimit ata janë të përkushtuar dhe të vendosur.”
“Gjithkush duhet të punojë shumë për të marrë ndonjë gjë dhe Joe e bëri këtë. Kjo mund të jetë shumë e rëndësishme për të.”
KËRKOHET ZBATIMI I STRATEGJISË PËR KUFIRIN
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha agjencitë e përfshira në përmbushjen e objektivave që dalin nga Strategjia dhe Plani i veprimit për menaxhimin e integruar të kufirit dhe paralajmëroi se në fund të këtij viti do të bëhet një vlerësim i përgjithshëm i implementimit të kësaj Strategjie.
Ministri Rexhepi këto komente i bëri në takimin e Bordit ekzekutiv për implementimin e strategjisë së menaxhimit të integruar të kufirit.
Ai tha se para hartimit të Strategjisë së re për MIK, duhet të përmbushen objektivat që janë të parapara me Plan të Veprimit.
“Fokusi duhet të përqendrohet në marrjen e përgjegjësive për sektorin e tretë të vijës së gjelbër me Maqedoninë, funksionalizimin e plotë të BMS-it dhe ndërmarrjen e operacioneve për parandalimin e fluksit të migruesve ilegalë”, tha Rexhepi.
Ai kërkoi angazhim shtesë nga Policia, Dogana dhe AUV që të përgatitjen për menaxhimin e fluksit të madh të hyrje-daljeve gjatë sezonit të verës.
Valdet Gjinovci, kryeshef ekzekutiv i AUV, ndër sukseset e raportuara përmendi faktin se ka filluar faza e përzgjedhjes së kompanisë për krijimin e një softueri për grumbullimin e të gjitha të dhënave që hyjnë në AUV.
Gjinovci gjithashtu paralajmëroi nënshkrimin e marrëveshjes me Shqipërinë në fushën e kontrollit të ushqimit me Autoritetin Kombëtar Shqiptar, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë së Kosovës dhe Shqipërisë.
Në këtë takim të morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, zyrtarë të lartë të MPB-së, përfaqësues nga Policia e Kosovës, Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe Doganës së Kosovës.
Thursday, 28 April 2011 13:31