Shkup – Për shkak të interesimit për ndeshjen midis ekipeve të klubeve futbollistike Shkëndija nga Tetova dhe Partizani nga Beogradi, që do të zhvillohet sonte, në orën 20 e 45, në arenën kombëtare “Filipi i Dytë”, në Shkup, MPB ka ndërmarrë më shumë masa të sigurisë dhe aktivitete për zhvillimin e sigurt.
Është përgatitur plan i veçantë për sigurimin fizik dhe të atë të komunikacionit, ndërsa masat dhe aktivitetet do të zhvillohen në tri faza – para fillimit, gjatë ndeshjes dhe pas përfundimit të ndeshjes.
Siç njofton MPB, është formuar shtab operativ i cili do të obligohet për ndjekjen dhe koordinimin e masave dhe aktiviteteve të të gjitha shërbimeve përmes qendrës për monitorim.
Pas arritjes së ekipit të Partizanit dhe një pjese të përfaqësuesve të mediave serbe në Aeroportin e Shkupit, dje ata në hotelet ku qëndrojnë janë shoqëruar nga policët.
“Policia kufitare e Maqedonisë sot në koordinim me policinë kufitare të Republikës së Serbisë do të ketë kontroll të përforcuar në vendkalimet e përbashkëta kufitare. Në pajtim me marrëveshjen paraprake, gjegjësisht si edhe gjatë ndeshjes së parë midis dy ekipeve në Beograd, nuk do t’u lejohet hyrja grupeve të tifozëve të ekipit mysafir të cilët mbajnë karakteristika të klubit ose që nuk kanë bileta për ndeshjen”, kumton MPB-ja.
Që atje njoftojnë se janë formuar tri unaza të sigurisë nga të cilat e para e përfshin rajonin qëndror të qytetit, e dyta është në afërsi të stadiumit dhe kalimet drejt tij dhe e treta është para hyrjes në stadium.
Funksioni i tyre është ndjekja e gjendjes dhe ndërmarrja e masave dhe aktiviteteve përkatëse nga sfera rendit dhe qetësisë publike, komunikacionit dhe krimit gjatë shkuarjes së publikut drejt stadiumit, paralajmërime dhe moslejimi i lëvizjes së tifozëve mysafirë drejt stadiumit, si dhe parandalimin e çfarëdo konfrontimi eventual të tifozëve të cilët do të marrin pjesë në ndeshje.
Ndeshja do të zhvillohet pa prezencën e publikut mysafir, ndërsa nëse vërehet do të kthehet. Për zbatimin e suksesshëm të hyrjes së sigurt të publikut, para hyrjeve në tribunë do të vendosen dy filtra, ndërsa kontrollin dhe shqyerjen e biletave do t’i bëjnë të punësuarit nga agjencia për sigurim, ndërsa policët do t’ju ndihmojnë nëse është e nevojshme. Nuk do të lejohet hyrja për personat pa bileta, as qëndrimi i tyre para shkallëve. Nuk do të lejohen as personat të cilët me vehte mbajnë gjësende të cilat mund t’i hedhin në stadium.
MPB pret shërbimi i rendit të stadiumit të veprojë sipas standardeve për zhvillimin e sigurt të ndeshjes dhe se do të parandalohet hyrja e tifozëve mysafirë në stadium, siç është dakorduar paraprakisht midis drejtorive të dy klubeve.
Ndryshe, MPB apelon tifozët dhe publikun të sillen në mënyrë korrekte dhe shton se çdo përpjekje për shkeljen e rendit dhe qetësisë publike do të parandalohet dhe do të sanksionohet në mënyrë rigoroze. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 19 July 2011 15:55