Sipas raporteve nga Gjermania, pas shfaqjes së tij të fortë kundër Hannoverit, Barcelona i është bashkangjitur garës me Manchester United për të nënshkruar me Dortmund për fenomenin 18-vjeçar, Mario Goetze.
Në përgjigje të thashethemeve, drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc, shprehu lehtësim duke thëne se për fat të mirë ne e kemi zgjatur kontratën deri në vitin 2014.
Por, kur klubet e Evropës e marrin seriozisht, kontrata thuajse vlen pak, pasi që ekipet si Barça e Man Utd. nuk pyesin shumë.
Në një intervistë të fundit, Goetze zbuloi ambiciet e tij: “Kush nuk dëshiron të luajë për një klub si Real Madrid, Barcelona ose Manchester United”.
Në lidhje me klubin e tij aktual, ai shtoi: “Megjithatë, unë kam një kontratë me Borussia Dortmund deri në 2014 dhe është ende herët për të folur për një lëvizje të mundshme vetëm disa muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes sime të re.”
Goetze ka pasur një përparim të madh ketë sezon, dhe ka fituar ftesën në ekipin kombëtar gjerman. Në 35 paraqitje, ai ka shënuar shtatë gola dhe 14 asistime për udhëheqësit e Bundesliga.
Monday, 04 April 2011 14:30