Real Madrid ka ftuar refugjatin, Osama Abdul Mohsen dhe dy djemtë e tij që të shikojnë ndeshjen kundër Granadas.
Real Madrid ka ftuar refugjatin, Osama Abdul Mohsen dhe dy djemtë e tij të cilët u goditën nga kameramanja hungareze Petra Laszlo, që të shikojnë ndeshjen kundër Granadas në Santiago Bernabeu.
Osama dhe dy djemtë e tij sipas AS janë shumë të lumtur që të shikojnë Real Madridin duke luajtur në Bernabeu, pasi kjo ishte edhe ëndrra e tyre, shkruan “Express”.
Kujtojmë se dje u njoftua se Osama do të nisë punën si trajner në akademinë e Getafes, sikurse edhe djali i tij i vogël në akademinë e të rinjve.
Thursday, 17 September 2015 16:05