Veterani i Mançester Junajtid, Rajan Gigs, si dhe ish-kapiteni i përfaqësueses angleze, Devid Bekam, janë mes 184 futbollistëve të cilët kanë konfirmuar se janë të gatshëm të luajnë për Britaninë e Madhe në Lojërat Olimpike.
Megjithëse futbolli në Lojërat Olimpike është për skuadrat U-23, çdo shtet pjesëmarrës ka të drejtën të zgjedhë 3 futbollistë mbi kufirin e kësaj moshe, ndërsa dy mesfushorët kanë shprehur dëshirën të jenë mes të përzgjedhurve.
Britania e Madhe nuk ka marrë pjesë më përpara në Lojërat Olimpike me një ekip futbolli për shkak të rregullores, pasi kualifikimi vjen nga renditja kontinentale në Kampionat Evropian për ekipet U-21 dhe në aktivitetet e kësaj grupmoshe, shtetet përbërëse luajnë të ndara.
Por duke qenë se është vend organizator i Lojërave Olimpike, ajo ka marrë përsipër të ndërtojë një ekip me trajner Stjuart Pirs, në të cilin do të figurojnë lojtarë nga të gjitha vendet e Britanisë së Madhe. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 17 January 2012 16:16