Skuadra e Premier Ligës angleze, Evertoni ka konfirmuar se ka nënshkruar kontratë me mesfushorin e Mançester Junajtid, Darron Gibson.
Irlandezi 24-vjeçar i bashkohet Evertonit për një shumë që besohet të jetë rreth 2 milionë euro, pasi kaloi tetë vite te Mançester Junajtid. Këta të fundit preferuan të përfitonin 2 2 milionë euro gjatë merkatos së janarit, para se kontrata e lojtarit të përfundonte dhe ai të largohej me parametër zero në verë.
Gibson është produkt i akademisë së “djajve të kuq” dhe ka bërë 60 paraqitje me fanellën e kësaj skuadre, duke shënuar 10 gola. Ai po ashtu ka përfaqësuar edhe Republikën e Irlandës. Për Devid Mojes, ky është nënshkrimi i dytë pasi huazimit të sulmuesit të LA Galaksi, Lendon Donovan. (LajmeShqip.com)
Friday, 13 January 2012 16:20