Gjigantët e Torinos janë të pamposhtur ende, pas katër ndeshjeve dhe janë lartë në renditjen e Serie A, me tetë pikë, dhe Giaccherini mendon se loja kundër Milanit do të japë treguesin se ku është Juventus me të vërtetë.
“Ne jemi mirë dhe ne duhet të vazhdojmë kështu, por ne e dimë se ka hapësirë të konsiderueshme për përmirësim”, tha Giaccherini për Tuttosport. “Mbrëmjen e së dielës ne do të mësojmë shumë gjëra.”
“Loja me AC Milan do të jetë prova jonë e parë më e madhja e sezonit, dhe ne mund të kuptojmë shumë gjëra.”
Takimi i fundit konkurrues mes këtyre dy skuadrave rezultoi me një fitore 1-0 për Milanin, më 5 mars, 2011. (LajmeShqip.com)
Thursday, 29 September 2011 21:34