Kapiten i Reds është fotografuar duke dalë nga spitali ku ishte për të kontrolluar këmbën e djathtë, duke nxitur debatin për frikën e ndonjë infektimi në kyçin e këmbës dhe kjo mund të jetë shumë më serioze sesa mendohej më parë.
Gerrard nuk luajti në ndeshjen kundër West Brom të shtunën, pas një infektim u vërejt në kyçin e këmbës së tij të premten në mbrëmje, dhe ai menjëherë shkoj në spital për teste gjatë fundjavës.
Boss i Liverpool, Kenny Dalglish fillimisht parashikoi se kapiteni i tij do të jetë në dispozicion për t’u përballur këtë fundjavë kundër Swansea, por kjo tani duket vështirë, dhe tani Liverpool me padurim i presin rezultatet e testeve nga spitali.
Lëndimi i Gerrard mund të jetë edhe një dhimbje koke për trajnerin e Anglisë, Fabio Capello, sepse Gerrard me gjasë nuk mund të paraqitet as në miqësoret e javës së ardhshme kundër Spanjës dhe Suedisë. (LajmeShqip.com)
Monday, 31 October 2011 12:08