Steven Gerrard ka arritur të mbulojë mjaftueshëm lëndimin dhe në derbin lokal që do të zhvillohet të shtunën ndërmjet Liverpoolit dhe Evertonit, kapiteni pritet të fillojë nga stoli.
Sun pohon se kapiteni i redsave ende nuk është 100 % i gatshëm, pavarësisht se ai me sukses bëri një lojë të trajnimit të mërkurën.
Menaxheri Kenny Dalglish shpreson se hajmalia e tij do të jetë i aftë të përballet me Evertonin që nga fillimi.
Gerrard ka luajtur 23 minuta deri më tani këtë sezon, dhe ai kthehet nga një dëmtim që e mbajti atë gjashtë muaj jashtë.
Jordan Henderson dhe Charlie Adam kanë qenë duke luajtur në mesfushë, në mungesë të tij, dhe nuk dihet akoma se kush do të luajë, kur ylli i Anglisë të jetë kthyer nga lëndimi i plotë. (LajmeShqip.com)
Thursday, 29 September 2011 20:57