Mediat serbe vazhdojnë të publikojnë “gënjeshtra” në lidhje me ndeshjen kundër Shqipërisë në Elbasan Arena.
Mediat serbe kanë përkthyer gabimisht një titull nga “Mapo” në lidhje me ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë në Elbasan Arena.
“Mediat shqiptarë të shokuara: serbët na vranë”, shkruan portali serb “Kurir”, raporton Lajmi.net.
Por, në realitet “Mapo” kishte publikuar një titull: “Nuk na vranë, serbët kthehen të sigurt në shtëpi”.
Serbia mposhti Shqipërinë me rezultat 2:0, duke detyruar kuqezinjtë që të fitojnë në udhëtim te Armenia të dielën, në mënyrë që të kualifikohet direkt për në Euro 2016.
Friday, 09 October 2015 15:02