Gennaro Gattuso ka dhënë një deklaratë, ku ka folur për ofertën e Anzhit dhe lidhur me Mister X.
“Unë e kam vlerësuar ofertën që kam marrë dhe e kam refuzuar, ishte me të vërtetë e rëndësishme, por për mua gjëja më e rëndësishme është të ndihem rehat, dhe atë në shtëpinë dhe familjen time, Milan, e cila edhe pas 12 viteve, është shtëpia ime”, tha Gattuso.
“Çka mendoni për Mister X? – Unë mendoj çdo ditë, vazhdoi mesfushori. Në fillim mendova se ishte Hamsik, por pasi dëgjova deklaratat e Gallianit dhe De Laurentiss. e kam të qartë se nuk është ai”.
Ndërsa Mario Yepes komentoi për sezonin e dy bashkatdhetarëve të tij, të cilët do të marrin pjesë në Kupën e Amerikës, e cila zhvillohet prej 1 deri më 24 korrik në Argjentinë: “Guarin e Falcao janë dy lojtarë të mirë dhe të rinj, me cilësi të mëdha, të dy kanë luajtur një sezon të madh me Porton dhe kanë fituar trofe të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë të Evropa Ligës. Dua të luajë me ta, jo vetëm në kombëtare, por edhe në Milan. Do të ishte mirë të shoh të paktën një kolumbian nën fanelën e rossonerëve. Unë shpresojë që në Milan të arrijë një kolumbian tjetër”, rrëfeu Yepes.
Ndërsa Salvatore Aronica, gjithashtu, foli për situatën e Marek Hamsik. Sipas tij, “sllovaku nuk do të largohet nga Napoli, dëshira e Marek është të qëndrojë me ne dhe klubi dëshiron të bëhet sa më konkurrues në të gjitha frontet.”
Edhe agjenti dhe vëllai i Jeremy Menez, Kevini, ka folur për klientin e tij: “Tash për tash mbetet në Romë. kam lexuar aq shumë rreth tij për një interesim të Milanit, dhe ai tashmë ka një marrëveshje me udhëheqësit e Milanit, mirëpo në të vërtetë ai është mirë në Romë dhe nuk dëshiron të largohet”.
Kontrata skadon në vitin 2012? – “Po, është e vërtetë, kontrata është e vlefshme edhe një vit, por menaxherët do të diskutojnë me vëllanë tim për të gjetur një marrëveshje të re”, tha Kevin Menez.
Thursday, 09 June 2011 13:07