Sergio Claudio Dos Santos, i njohur për gjithë tifozët milanistë dhe të gjithë tifozët e futbollit si “Serginho”, po merr pjesë në këto ditë me shokët e tij të vjetër Clarence Seedorf dhe Marek Jankulovski, nëpër disa organizime të sponsorëve të Milanit. Megjithatë, ai shpejt do të kthehet në punën e tij vëzhgues i mercatos së Milanit në Brazil.
Carlo Pellegati ka dhënë një intervistë në microfonat e Studio Sport, ku tha: “Paulo Henrique “Ganso”, është një lojtar me cilësi teknike spektakulare, gjithashtu edhe Neymar është një forcë për Santos, i cili është i kërkuar nga Chelsea asht si dhe Lucas, mesfushor ofanziv i Sao Paolos dhe kombëtares braziliane U20. Të tretë kanë cilësi të jashtëzakonshme dhe tashmë mund të bëjnë shumë në Evrope, për shkak se ata janë të gatshëm për këtë lloj të futbollit”.
Gjithashtu, ai foli edhe për krahun e majtë dhe foli për Serginhon e ri, kur do të del në futbollin brazilian? “Pele i ri del çdo 100 vjet dhe tek unë mendoj se do të ndodhë njëjtë,” përfundoi me shaka legjenda e Milanit.
Monday, 06 June 2011 19:32