Agjent Italian i yllit të Santos, Ganso, thotë se lojtari sezonin e ardhshëm do të luaj në AC Milan.
Të dy skuadrat rivale AC Milan dhe Inter janë në ndjekje të lojtarit mirëpo lojtari duket se preferon gjigantin botëror Milan.
Edhe pse bosi i Interit, Leonardo, flet rregullisht me mesfushorin krijuese, agjenti i lojtarit brazilian, Claudio Pasqualin, hedh poshtë çdo mundësi që Ganso të luaj për skuadrën e Inter.
“Ganso do të bashkohet me Milan,” vuri në dukje ai.
“Kjo është ajo ndjesia qe kam, nuk ka dyshim se Ganso është një lojtar shumë i mire dhe i kërkuar nga gjithë Evropa.”
“Duhet ta respektojmë dëshirën dhe ëndrrën e lojtarit, ai preferon Milanin.”
Tuesday, 26 April 2011 08:38