Isht-trajneri i Pescaras, Napolit dhe Udineses, Giovanni Galeone, ka thënë se Alegri dhe Milano e duan Marek Hamsikun. “Ndoshta De Laurentis bën sikur nuk e di, por të gjithë e dinë që lojtari i pëlqen Berlusconit, Galianit dhe Alegrit”, tha ai.
|Marek është shumë i fortë, por i vetëm nuk mund t’i zgjidhë problemet e Milanit në Champions, do të duheshin kampionë të tjerë si Fabregas, për shembull dhe ndoshta edhe një sulmues. Jam i bindur se Hamsik, sidoqoftë, është thuajse i Milanit dhe besoj se me Napolin do të gjendet një zgjidhje, por nëse është vullneti i lojtarit, në fund të dy klubet do të gjejnë një akord, edhe pse Napoli mundet edhe të lëvizë në merkato në mënyrë të rëndësishme”.
“Allegrit i pëlqen ta shikojë si gjysmë krahu, duke ia ndërruar rolin, edhe pse ndër pesë, gjashtë vite Marek do të jetë një mesfushor qendre shumë i mirë. Kush do të shkojë tek Napoli në vendin e tij? Do të duhej një lojtar që të ndihmonte Lavezin”, ka përfunduar Galeone.
Saturday, 09 July 2011 11:21