Pas emrave të shumtë në merkato, orët e fundit te Milani ka spikatur Rafael Van der Vartin, mesfushorin holandez të Totenhemit.
“Kërkojmë një mesfushor krahu. I sinqertë si kurrë më parë, administratori i deleguar, Adriano Galliani, që nga një rinovim tek tjetri zbulon planet e merkatos së kuqezinjve.
“Nëse nuk largohet asnjë, në sulm jemi të kompletuar, ndërkohë që mbrojtja me Mekses dhe Taivo është e plotë. Pastore, Hamsik apo Ganso? Janë lojtarë pak të shtrenjtë dhe ulje nuk bën asnjë. Objektivi? Të luajmë një Champions të madh. Tashmë mendojmë për kontratën e Sedorfit. Edhe për holandezin, si me Pirlon, është një problem teknik dhe jo ekonomik. Asnjë lojtar nuk ka firmosur një kontratë me ndonjë tjetër klub, ashtu siç e kishim parashikuar. Më pas, pasi të kemi biseduar me Sedorf, do të mendoj edhe për blerjen e vetme”, tha Galliani.
Në një interviste për SS24, legjenda e futbollit Paolo Maldini komentoi rreth Thiago Silvas, Scudettos së 18-të të fituar nga Milani dhe për largimin e Andera Pirlos.
Maldini: Silva është një ndër mbrojtësit më të mirë në botë përkrah Piques. Ketë gjë askush nuk mund ta mohoië, sepse Silva është më meritori që Milan fitoi kampionatin në Itali dhe Pique te Barça që fitoi në Spanjë. Andaj, me një fjalë dua të them se Thiago Silva është “i jashtëzakonshëm”.
Scudetto? Çdo fjalë është e tepërt për ketë titull pasi që Milani thjesht e ka merituar, sepse ka qenë në 80 % të kohës së kampionatit lider, dhe se për ketë gjë duhet falënderuar 3-shes: Ibrahimoviq, Silva dhe Pato.
Pirlo? Nuk di çfarë të them, por mendoj që është dashur të qëndrojë, pasi që plot një dekadë ia ka kushtuar kësaj fanelle, dhe ka pasur shumë momente gëzimi me Milanin. Shpresoj ta gjejë veten edhe në Juventus ose kudo që shkon”, tha Maldini.
Ndërsa Milan është vënë pas mesfushorit te Arsenalit, Arsen Wenger nuk e lëshon talentin e tij në qoftë se nuk i ofrohet një shumë prej hiq më pak se 68 milionë euro.
Drejtuesit po bëjnë të pamundurën që ta mbajnë në ekip super futbollistin spanjoll, Fabregasin.
Fabregas kërkohet me ngulm nga skuadra të nivelit të lartë botërorë, siç janë: Barcelona, Milani, Interi, Chelsea, Manchester City dhe Real Madrid.
Saturday, 21 May 2011 10:37