Nënkryetari i klubit rosoner, Milan edhe një herë ka bërë të ditur se ata gjithmonë do t’a vlerësojnë Kakan dhe do të mundohen t’a transferojnë atë.
Tifozët rosoner ëndërrojnë rikthimin e Rickyt, por edhe Galiani nuk e mohoi një gjë të tillë.
“Është një operacion shumë i komplikuar, por ai është dhe do të jetë gjithmonë në zemrat tona. Ne kemi bërë një ekip mjaft konkurrues, por në qoftëse do të kemi ndonjë mundësi që ta rikthejmë Kakan, ne do t’a bëjmë atë, pa hezitim”, ka thënë Galiani.
E ardhmja e brazilianit ende duket në dyshim edhe pse vetë braziliani ka pohuar disa herë se ai nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Bernabeu dhe është i bindur se mund t’a rikthejë magjinë e dikurshme.
Wednesday, 13 July 2011 18:45