Nënpresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka konfirmuar se janë duke lëvizur për mesfushorin e Fiorentinës, Riccardo Montolivo.
Montolivo është duke u rreshtuar në Milano si një zëvendësim për Andrea Pirlon, i cili zbarkoi në Juventus.
“Kjo është një mundësi për treg. Por, ne nuk duam të krijojmë ndonjë problem për familjen Della Valle, nëse Fiorentina nuk do të rinovojë me lojtarin, ajo nuk do të jetë për shkak të ndërhyrjes nga AC Milan”, këmbënguli Galliani.
AC Milan ka paraqitur një ofertë për mesfushorin e Fiorentinws, Montolivo, i cili ka refuzuar një ofertë të re në Fiorentina dhe është zhveshur nga barra e kapitenit të klubit.
“Sportitalia” thotë se Milani ka ofruar bashkëpronësinë e sulmuesit Alberto Paloschi plus 8 milionë euro para të gatshme për Montolivon, ndwsa Fiorentina kërkon 16 milionë euro. (LajmeShqip.com)
Thursday, 28 July 2011 15:26