Në ditët e fundit, ka pasur kontakte me udhëheqësit e Standard Liege për Axel Witsel. Pas fjalëve të Luciano D’Onofrios, nënkryetari i Standardit, përfshirë edhe Adriano Gallianin, konfirmuan për Sky Sports interesimin e Milanit për talentin belg.
Shefi ekzekutiv i rossonerëve foli edhe për Paulo Enrique Ganson: “Derisa nuk do të rritet limiti i ekstra-komunitarit, ne nuk do ta blejmë Ganson”, tha ai.
Ndërkaq, nuk kishte asnjë koment nga ai për punën e shkëlqyer nga Antonio Cassano me ekipin kombëtar, kjo edhe për shkak se Galliani e ka humbur rastin për ta parë në TV.
“Cassano? – Pranoj fajin tim, por unë e pashë vetëm duke luajtur me ekipin e kombëtares, e pranoj”.
Ndërsa, duket ditë e rëndësishme sa i përket të ardhmes së mesfushorit të Napolit, Marek Hamsik.
Sipas raporteve nga Tuttosport, sot mund të ketë takim midis pronarit të Napolit, Aurelio De Laurentiis dhe Mino Raiola, agjenti i cili është shumë i afërt me Milanin, dhe është duke punuar për shumë lojtarë. E lehtë është të imaxhinohet interesi i madh rossonerëve për sllovakun.
Sunday, 05 June 2011 16:02