Zv/Presidenti i Milanit, Adriano Galliani, i ka mbyllur të gjitha rrugët të cilat e rikthejnë Kaka në Milan.
“Është vështirë ta shohësh atë përsëri tek Milani, sepse harxhimet për skuadrën tonë janë rritur dhe Kaka është shumë i shtrenjtë për ne”.
“Unë do të gëzohesha shumë po që se ndodh një gjë e tillë, mirëpo kjo është e pamundur”, tha Galliani.
Ndërsa njëri nga kandidatët e kërkuar nga Milan dhe i cili pretendohet se është kryesori për “Mister X”, Bastian Schweinsteiger, ka deklaruar se skuadra e Milanit është një ndër skuadrat më të mëdha. Milani e kërkonte kohë më parë mesfushorin.
“Skuadra e Milanit është e madhe dhe me shumë suksese dhe kjo më bën shumë të nderuar që më ka kërkuar, por as unë nuk e di çfarë do ndodhë, pasi për momentin jam me Bayernin, mirëpo në futboll gjithçka mund të ndodhë në një të ardhme”, tha gjermani. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 17 August 2011 08:04