Adriano Galliani, drejtori ekzekutiv i Milanit, ka folur për transferimin e mundshëm të Zlatan Ibrahimovicit nga Paris Saint-Germain.
E ardhmja e Zlatan Ibrahimovicit vazhdon të mbetet e paqartë. Ylli suedez gjatë kësaj jave pritet të takohet me presidentin e klubit, Nasser Al-Khelaifi, për të diskutuar kontratën, e cila skadon në vitin e ardhshëm, transmeton express.
Kurse, drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani ka konfirmuar se Rossonerët ende nuk kanë hequr dorë nga reprezentuesi i Suedisë.
“Zlatan ka një kontratë edhe për një vit me PSG-n, por ne do të shohim. Fundi i afatit kalimtar është i gjatë. Le të shohim se çfarë do të ndodh “, ka thënë Galliani.
Tuesday, 04 August 2015 15:04