Administratori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galiani, ka premtuar se klubi do të zëvendësojë Zlatan Ibrahimoviç me në tjetër kampion në repartin e avancuar, ndërsa ka zbuluar se Robinjo nuk do të largohet nga “San Siro”.
“Një kampion do të mbërrijë për sulmin tonë”, tha ai për “Sky Sport24”. “Kemi kohë deri më 31 gusht për ta realizuar një gjë të tillë”.
Është spekuluar shumë kohët e fundit se Robinjo do të lejohej të largohej, me Santosin që ishte e gatshme të afronte përsëri sulmuesin brazilian. Por Galiani insiston se lojtari nuk do të shkojë askund dhe se kuqezinjtë nuk kanë ndër mend ta shesin atë.
“Ia kam thënë drejtuesve të Santos që nuk e shes atë dhe se ai do të vazhdojë të qëndrojë te Milani”.
Në fakt, Galiani ka filluar prej kohësh punën për të gjetur zëvendësuesin e Ibrahimoviç, pasi me paratë e siguruara nga shitja e tij kërkon të afrojë një mes Karlos Tevez dhe Edin Xheko. Por Roberto Mançini ka insistuar se asnjë prej tyre nuk lëviz nga Mançester Siti nëse klubi anglez nuk siguron më parë një kampion tjetër në sulm. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 18 July 2012 11:55