Zërat e fundit që vijnë nga Franca rreth një hipoteze për kthimin e Zlatan Ibrahimoviç te Milani në sezonin e ardhshëm, duket se nuk ndikojnë mbi Adriano Galianin i cili me humor i ka dhënë fund këtyre spekulimeve.
“Ai e do Milanin por më duket se nuk më do më mua. Ndaj nuk e kam dëgjuar më që në momentin kur u largua nga këtu”, ishte komenti ironik i administratorit të Milanit.
“Skuadra do të jetë kjo këtu edhe në sezonin ardhshëm. Edhe Pacini, që ka bërë gjithmonë gola dhe jemi të kënaqur me të. Edhe kur morëm Balotelin i telefonova më parë dhe mora leje nga ai, pasi ka një kontratë me ne edhe për sezoni e ardhshëm ndaj nuk deshëm probleme”, vijoi me humor Galiani.
“Alegri? Edhe ai ka një kontratë për vitin e ardhshëm me ne. Kishte cilësitë për të qenë trajner i Milanit dhe po e tregon duke marrë nga 40 pikë në fazë. Ai është një trajner shumë i aftë”.
“Çfarë mendimi kam për Totin? Monstruoz! Kur ishte i ri ishte shumë afër Milanit, por më afër se ai ishte Ksavi. Unë negociova me babain e tij, por nuk kuptova asgjë, pasi në fakt duhej të kisha negociuar me mamanë e tij”, ishte komenti i administratorit të Milanit që duket se ka gjetur përsëri buzëqeshjen që nga momenti kur kuqezinjtë janë kthyer në vendin e tretë në renditje. (LajmeShqip.com)
Monday, 04 March 2013 20:14