Administratori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galiani, ka hedhur poshtë zërat se Kevin Princ Boateng është pranë transferimit te Monako në Francë. Futbollisti 26 vjeçar ganez shihej si një përforcim i mundshëm i skuadrës franceze, spekulime që u shtuan pasi u mësua se Galiani kishte shkuar në Montekarlo dhe kishte takuar drejtuesit e klubit të Monakos.
“Nuk ka pasur asnjë kërkesë për Boateng. Asnjë klub nuk ka bërë ofertë për të dhe ai nuk ka shprehur dëshirën të largohet. Nuk ka ekzistuar asnjë takim me Monakon. Unë shkova atje për një vizitë kortezie, por askush nuk më beson”, deklaroi Galiani për mediat italiane.
Ai konfirmoi gjithashtu se çdo lëvizje e mundshme për afrimin e lojtarëve, varej nga shitja e futbollistëve, përfshirë këtu edhe çështjen “Tevez”.
“Negociatat me Santos për Robinjon kanë ndaluar. Ne po diskutonim me ata, por palët nuk janë dakord me shifrat. Tevez? Më parë të shohim për të shitur futbollistë”, deklaroi ai. (LajmeShqip.com)
Friday, 21 June 2013 09:52