Barcelona ka njoftuar se e ka lënë të lirë Gabriel Militon, i cili ka shkuar për të nënshkruar për Independienten. Argjentinasi është lejuar të shkojë tek një klub i ri, pavarësisht se kontrata e tij me Barcelonën kishte qenë edhe për një sezon.
30-vjeçari ka pranuar shkurtim të pagës, vetëm e vetëm që të kthehet tek Independiente, ku luajti nga viti 1997 deri në 2003, pasi që ai dëshiron të jetë më afër fëmijëve të tij.
“Jam shumë i lumtur që u ktheva në vendin tim dhe në shtëpinë time. Ndjeva nevojën për t’u kthyer në Independiente. Ne biseduam në lidhje me këtë mundësi, dhe më në fund gjithçka shkoi më së miri,” tha ai në prezantimin e tij zyrtar.
“Sot është një ditë shumë e veçantë dhe emocionale për mua, unë u largova nga klubi tetë vjet më parë dhe e vërteta është se unë gjithmonë ëndërroja të kthehem, kështu që kjo është një ëndërr. Shpresoj se do ta ndihmoj ketë skuadër më shumë se më parë”, tha ai.
Sipas një raporti në Ole, Milito, i cili bëri 75 paraqitje për Barcelonës, gjatë kohës së tij në klub, ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me skuadrën argjentinase. (LajmeShqip.com)
Friday, 05 August 2011 10:48