Shkodër – Me ftesë të Federatës së Futbollit të Kosovës, kuqeblutë e Vllaznisë janë nisur sot drejt Prishtinës, ku do të luajnë një ndeshje miqësore me skuadrën me të njëjtin emër.
Ballafaqimi në futboll i klubeve Prishtina-Vllaznia e Shkodrës, organizohet në kuadrin e aktiviteteve të planifikuara në Kosovë me rastin e Festës së Çlirimit të Prishtinës.
Udhëtimi i Vllaznisë në Prishtinë vjen pasi një vit më parë Klubi i Futbollit Prishtina ishte mysafir në qytetin e Shkodrës, ku krahas ballafaqimit në një miqësore në “Loro Boriçi” u zhvilluan edhe takime zyrtare në bashkinë e Shkodrës.
Ndeshja Prishtina-Vllaznia do të zhvillohet në stadiumin “Prishtina” në orën 17.00 të ditës së shtunë, takim ky që për shkodranët vlen për përgatitjet e skuadrës në prag të pjesëmarrjes në veprimtarinë ndërkombëtare, Evropa Ligë.
Friday, 10 June 2011 20:04