Tiranë – Tirana ka fituar Kupën e Shqipërisë ndaj Dinamos, pasi ka qenë më e saktë në goditjet e 11 metërshave.
Bardheblutë dhe dinamovitët kanë luajtur plot 120 minuta në stadiumin e qytetit të Durrësit “Niko Dovana” për të vendosur më pas me anë të penalltive fituesen e Kupës.
Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1. Për dinamovitët realizoi në pjesën e parë Brkiç, pasi një asist i Allmuçës e la me portën bosh nga shumë pranë, pas një gabimi të mbrojtjes së bardhebluve.
Tirana u përgjigj në fillimin e pjesës së dytë, me Pejiç, i cili realizoi nga brenda zonës, pasi u shërbye me kokë prej Lilës.
Të dy ekipet përfunduan me dhjetë lojtarë, pas përjashtimit të Osmanit dhe Peqinit për të dy skuadrat.
Penalltitë përfunduan 4-3 për Tiranën, me portierin Ilion Lika, që ishte heroi i bardhebluve me tre penallti të pritura.
Kjo ishte Kupa e 14-të në historinë e Tiranës, teksa Dinamo ka fituar 13 të tilla.
Dinamo – Tirana 1-1 (4-3)
Shënues: Brkiç 19’/ Pejiç 53
Tirana: Lika, Lila, Dushku, Osmani, Gvozdenoviç, Lika, Lilaj, Karabeci, Zizoviç, Hyka, Pejiç.
Dinamo: Hoxha, Malacarne, Malota, Miloviç, Allmuça, Orelesi, Opoku, Ferraj, Vila, Brkiç, Martinena
Monday, 23 May 2011 06:31