Tiranë – Federata Shqiptare e Futbollit FSHF, ka përcaktuar dy takime miqësore për kombëtaren tonë, gjatë muajit nëntor.
FSHF, pas përfundimit të diskutimeve me federatat homologe në Maqedoni dhe Azerbajxhan, ka arritur marveshjen për zhvillimin dy miqësoreve gjatë muajit nëntor, në datat e përcaktuara nga UEFA, për ndeshjet miqësore për kombëtaren.
Sipas marrveshjes, ndeshjet do të zhvillohen më datat 11 dhe 15 nëntor, respektivisht në fillim me Azerbaixhanin dhe më pas me fqinjët e Maqedonisë. Ndërsa për oraret, federata është ende në diskutim.
Ndeshjet miqësore, do të zhvillohen një muaj pas pëfundimit të ndeshjeve me Francën dhe Rumaninë, të vlefshme për kualifikimin në Europianin e vitit të ardhshëm, që do të zhvillohen në Poloni e Ukrainë
Ndërkaq, FSHF, njofton se para dy ditëve, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, KOKSH ka dekoruar me Urdhërin Olimpik për Merita të Veçanta dhe Kontribut të Lartë në Fushën e Sportit Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.
Familja e madhe Olimpike ku përfshihen të gjitha federatat sportive të vendit tonë, kanë vlerësuar një zëri punën e presidentit Duka, në zhvillimin e futbollit, në veçanti, por edhe për imazhin e sportit shqiptar në përgjithësi.
Urdhëri Olimpik i’u dorëzua zotit Armand Duka në çelje të Asamblesë Statutore të KOKSH nga Presidenti Agim Fagu dhe Anetarja e Komitetit Ekzekutiv e këtij Institucioni Ela Tase.
Sekretari i KOKSH Stavri Bello në motivacionin e Urdhërit Olimpik për Dukën nënvizoi performancën, bashkëpunimin dhe kontributin e Presidentit te Federatës Shqiptare të Futbollit në arenën Kombëtare e Ndërkombëtare.
Wednesday, 21 September 2011 09:23