Pas një fitoreje nga penalltitë, në një spektakël të vërtetë futbollistik, japonezet kanë fituar për herë të parë titullin e kampionit të botës në futbollin për femra.
Ndeshja finale, SHBA-Japoni, përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1, ndërkohë që ishulloret e Lindjes së Largët u treguan më të suksesshme në ekzekutimin e penalltive, duke i mposhtur dy herë kampionet e botës (1991 dhe 1993), Shtetet e Bashkuara.
Një karakteristikë tjetër e kësaj finaleje ishte fakti në gjithsej 26 ndeshje të zhvilluara, futbollistet e Japonisë e i mposhtën për herë të parë vashat amerikane, dhe atë në finalen e një botërori.
Në çerekfinale të këtij kampionati, japonezet shkaktuan edhe befasinë tjetër, kur i eliminuan vashat e kampionit në fuqi, deri më tani, ato të Gjermanisë, pjesë e së cilës kombëtare ishte edhe futbollistja e njohur shqiptare, Fatmire Bajrami. (LajmeShqip.com)
Monday, 18 July 2011 12:16