Krasniqi kampion në Malajzi, Halimi shënon dhe feston me shqiponjë në Gjermani (Video)
Fundjavë e mbarë për futbollistit kosovarë nëpër botë. Liridon Krasniqi, e ka kurorëzuar me titull sezonin fantastik në Malajzi.
Skuadra e Reprezentuesit kosovar, Kedah, është shpallur kampion në Premierligën e Malajzisë, dhe protagonist i këtij suksesi, ishte vetë Liridon Krasniqi.
Krasniqi ndonëse nuk shënoi në këtë ndeshje, asistoi tre herë, në fitoren 5:1 të skuadrës së tij ndaj DRB-Hicom.
Kjo fundjavë e suksesshme doli të jetë edhe për Besar Halimin në Bundesligën 2.
Halimi ka kontribuar me gol në fitoren 0:2 të skuadrës së tij, Frankufrt, në udhëtim te Greuther Furth.
Halimi golin e festoi duke bërë shqiponjën me duar, para syve të Jurgen Gjasula dhe Veton Berisha, të dy këta lojtarë shqiptarë te Furth.
Saturday, 22 August 2015 16:04 
