Ballist Morina nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e Shqipërisë kundër Serbisë.
Federata Shqiptare e Futbollit e ka konfirmuar përmes Sekretarit të Përgjithshëm Ilir Shulku se Ismail Morina i njohur si Ballisti nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Ai nuk ka dhënë informacione se pse, por vetëm e ka konfirmuar se ai nuk do të jetë i pranishëm në Elbasan Arena.
“Sa i përket Ballist Morinës, me 100% jam i sigurt që ai nuk do të jetë në stadium”, tha shkurt Shulku.
Kujtojmë se Ballisti ishte ai që me 14 tetor të vitit të kaluar, ka marrë autorësinë e lëshimit të dronit me një banderolë me elemente kombëtare. /Express
Thursday, 01 October 2015 13:37