Federata Shqiptare e Futbollit nuk e rinovoi kontratën me kroatin Josip Kuzhe i cili nuk arriti objektivat e caktuara me kuqezinjtë dukë bërë që kombëtarja ta mbyll grupin në vendin e parafundit me vetëm 8 pikë si kurrë ndonjëherë më parë edhe në kohën kur kuqezinjtë kanë qenë në ditët e tyre më të zeza.
FSHF pritet të njoftojë sëshpejti trajnerin e ri të kombëtares i cili do të pasojë kroatin Kuzhe në stolin e Shqipërisë.
Kuzhe kërkonte rritje page!…
Trajneri i kombëtares shqiptare tentoi të sillte një stil të ri loje por realisht asnjëherë nuk arriti të ngrinte në një nivel të caktuar lojën e kuqezinjve e cila mbeti gjithmonë në nivelet mediokre edhe pse lojtarët në fushë premtonin shumë më tepër.
Kuzhe nuk diti të nxirrte kurrë maksimumin nga dy sulmuesit cilësorë Bogdani e Salihi.
Ndërsa kurrë nuk gjeti një zgjidhje konkrete për të nxjerrë më të mirën edhe për një lojtar tjetër që quhet Lorik Cana!…dhe për të gjitha këto merita, Kuzhe kërkoi në fund edhe rritje page ndaj FSHF-së, kërkesë e cila mori përgjigjen e merituar: Mos-rinovim kontrate….
Thursday, 20 October 2011 16:32